Capital T, gjatë një interviste që ka dhënë së fundmi, ka zbuluar se do të vijë së shpejti me dy superbashkëpunime. Reperi tha se do të sjellë një duet tjetër me Alban Skënderaj 8 vite pas suksesit të këngës “Një ëndërr”. Gjithashtu do të publikojë dhe një këngë me Capital Bra, një reper i famshëm gjerman.
“Do jenë super bomba. Ndoshta s’do jenë 10, do jenë 3, por do vijnë super projekte. Pas 7-8 vitesh do kthehem në bashkëpunim me Alban Skënderaj dhe kam një super projekt të verës. Është dhe një bashkëpunim tjetër me një artist europian, me Capital Bra, një prej më të sukseshmëve në Gjermani.”, tha ai.
Ndërkohë, ai u ndal dhe te filmi që do të vijë si një aktor, ku do të luajë krah ylliy hollivudian, Dakota Johnson. “Do jetë Dakota Johnson. Jam i vetmi aktor shqiptar. Në këtë kast ka ndodhur shumë spontanisht që më kanë kërkuar rolin.
Më kanë kërkuar një ‘videotape’ dhe i ka pëlqyer si kam luajtur dhe më kanë pranuar. Është projekt super i madh i ‘Universal Picture’. Premiera do jetë në të gjithë botën edhe në Netflix.”, tha ai.
/abcnews.al