Dashuria mund të shprehet në mënyra të ndryshme. Gjuha e dashurisë ndryshon shumë nga personi në person. Megjithatë, me kalimin e viteve, është e rëndësishme që të mos tërhiqeni nga rutina dhe të harroni se sa e rëndësishme është të tregoni dashurinë tuaj.
Mbani premtimet tuaja
Tingëllon e parëndësishme por nuk është. Kur bëni atë që premtoni, partneri juaj ndjen se mund t’ju besojë. Kjo ndihmon që marrëdhënia të zhvillohet dhe forcohet.
Jepni një puthje pasionante
Fillimi i një lidhjeje është plot me puthje pasionante dhe spontane. Mos harroni rëndësinë e madhe të një puthjeje, veçanërisht kur tjetri nuk e pret atë. Kjo lëvizje tregon se pasioni është i gjallë dhe se kujdeseni për të.
Jini prezent
Vetëm për shkak se jeni ulur në divan nuk do të thotë se ka dashuri. Flisni për ditën tuaj, pa praninë e celularëve, darkoni bashkë dhe gjeni mënyra për t’u argëtuar.
Prekni dhe bëni kontakt me sy
Nuk keni nevojë të bëni seks shpesh për të treguar se sa shumë e doni partnerin tuaj. Thjesht mos harroni ledhatimet dhe kontaktin me sy për të ruajtur afërsinë tuaj. Kur e përkëdhelni partnerin ose e shikoni teksa ai po ndan diçka të rëndësishme, ju tregoni dashurinë tuaj.
“Ringjallni” takimin e parë
Qoftë në shtëpi apo në të njëjtin vend ku keni dalë për herë të parë, është thelbësore të mbani mend se si jeni ndjerë në fillim. E njëjta skenë sjell kujtime të ëmbla dhe “ndez” romancën. /abcnews.al