Dalin shifrat, 957 ukrainas kanë marrë viza britanike

schedule14:55 - 9 Mars, 2022

schedule 14:55 - 9 Mars, 2022

Downing Street tha se Britania e Madhe u ka dhënë 957 ukrainasve viza, të cilët ikin nga vendi i tyre për shkak të luftës. “Shifra e fundit që pashë ishte 957”, tha sot zëdhënësi zyrtar i Kryeministrit.

Ky numër po rritet ngadalë, pavarësisht kritikave të përhapura për reagimin e Britanisë së Madhe ndaj krizës në Ukrainë, ku lufta ka shpërthyer prej 14 ditësh.

Dje, Home Office njoftoi se do të hapte një qendër të përpunimit të vizave “pop-up” në Lille, Francë, për refugjatët ukrainas që ikin nga konflikti.

Njerëzit do të mund të aplikojnë për viza britanike përmes dy rrugëve. Skema e njohur si “bashkimi familjar” u mundëson atyre që ikin nga konflikti të bashkohen me të afërmit që tashmë jetojnë në Britani.

Një vizë e dytë, e cila nuk është ende në funksion, premton të lejojë njerëzit dhe organizatat të sponsorizojnë ukrainasit dhe ti bashkojnë ata me një familje, pavarësisht nëse ata kanë lidhje me Britaninë apo jo. /abcnews.al