Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova pezullon përkohësisht vizat për qytetarët e Ukrainës

schedule12:31 - 9 Mars, 2022

schedule 12:31 - 9 Mars, 2022

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për pezullim të përkohshëm të regjimit të vizave për shtetasit e Ukrainës, që mund të hyjnë në territorin e Kosovës.

Ky vendim është marrë të mërkurën, 9 mars, pas kërkesës së ministres për Punë të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Qeveria e Kosovës ka shprehur më parë gatishmëri dhe ka ndarë mjetet financiare për të strehuar 20 gazetarë nga Ukraina.



Ky vendim ka hapur rrugën për nisjen e procesit të përzgjedhjes së këtyre gazetarëve nga dy organizatat ndërkombëtare: Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias (ECPMF) dhe Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ)./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!