6 marsi, Thupi akuzon Grida Dumën për humbjen: Vije njëherë në 3 ditë në fushatë

schedule21:55 - 8 Mars, 2022

schedule 21:55 - 8 Mars, 2022

Drejtuesi i fushatës së Luan Hotit në Durrës, Rezat Thupi ka akuzuar Grida Dumën se nuk është angazhuar plotësisht në fushatën elektorale, e cila rezultoi me humbje në të gjashta bashkitë ku pati zgjedhje. Thupi ka thënë se në fushatë ka qenë i vetëm. Sipas tij Duma, e cila dje kërkoi dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të partisë, nuk ka qenë aktive në fushatë.

“Të deleguarit kanë punuar sikur fushata ishte 3 muaj. Duhet t’ju them që ishim vetëm. Ju si kryetar partie, sollët si të deleguar me shumë pushtet zonjën Duma, që e dëgjova dje me shumë interes ku kërkonte dorëheqjen tuaj. E dërguara politike zonja Duma ka ardhur një herë në 3 ditë. Publikoi foto pa kandidatin. Organizoi takim me gratë dhe u anashkalua  takimi për një qokë familjare. Në numërimin e votave prania e deputetëve ishte zero. Në vend që të kërkonte dorëheqjen tuaj duhet të vinte në procesin e numërimit drejtuesja politike dhe deputetët. Kanë qenë vetëm strukturat e PD Durrës. Duhet t’ju them qe ishim vetëm. Me përjashtim të zotit Hoxha, pjesa tjetër nuk kanë qenë shumë afër. Duhet të ndryshojmë rrënjësisht funksionimin në bazë. Duhet strukturë e vogël por eficente”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!