Sistemet e monitorimit të objekteve të mbetjeve radioaktive në Çernobil në Ukrainën veriore kanë ndaluar transmetimin e të dhënave tek mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së.
“Drejtori i Përgjithshëm tregoi se transmetimi i të dhënave në distancë nga sistemet e monitorimit të masave mbrojtëse të instaluara në NPP-në e Çernobilit kishte humbur”, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike në një deklaratë.
Çernobili aty ku ndodhi tragjedia më bërthamore në prill 1986, u pushtua nga forcat ruse muajin e kaluar.
/abcnews.al