Gazetarja Linda Karadaku ka zbuluar në emisionin ‘Log.’ në Abc të gazetarit Endri Xhafo se si janë eliminuar 9 gjeneralët rusë në Ukrainë, mes tyre edhe Gerasimov, i cili njihet si një nga njerëzit më të besuar të Vladimir Putin.
Karadaku tha se të gjithë gjeneralët janë vrarë me snajper, por ajo që e bën edhe më interesant eliminimin e tyre është dhënia e saktë e koordinatave.
Sipas saj dy kanë qenë mënyrat e dhënies së vendndodhjes së gjeneralëve rusë, një përmes shërbimeve sekrete, dhe e dyta kanë qenë vetë qytetarët që kanë zbuluar se ku ata qëndronin.
‘Gjenerali Gerasimov ka qenë një nga gjeneralët më të rëndësishëm të Putinit. Deri tani janë vrarë 8 ose 9 gjeneralë të rëndësishëm rusë. Ata janë vrarë me snajper. Koordinatat se si ata janë vrarë janë dhënë në dy mënyra, shërbimet sekrete një. E dyta njerëzit vetë me celular kanë çuar koordinatat. Ukraina ka 8 vjet luftë me Rusinë. Krimeja ka filluara para 8 vitesh, Donbasi ka filluar para 8 vjetësh. Pra ata kanë qenë në situatë lufte’, u shpreh Karadaku. /Abcnews.al/