Apelim në CAS kundër FIFA e UEFA, Federata Ruse e Futbollit në sulm

schedule20:18 - 8 Mars, 2022

schedule 20:18 - 8 Mars, 2022

Federata Ruse e Futbolli e ka mbajtur fjalën, pas vendimit që FIFA e UEFA morën për të përjashtuar kombëtaret dhe klubet e saj.

Ditën e sotme në CAS është dorëzuar ankesa e Federatës Ruse të Futbollit, që po tenton një procedurë të përshpejtuar që të mund të luajnë në fazën play-off për Botërorin e “Katar 2022”.

Plani tjetër është që vendimi i FIFA-s dhe UEFA-s të pezullohet për momentin, me pretekstin se është në proces apelimi dhe që të zbatohet përjashtimi duhet të merret vendimi nga drejtësia.

Federata Ruse e Futbollit, veç hedhjes poshtë të vendimit të FIFA e UEFA, synon edhe dëmshpërblim. / abcnews.al