Rusia duket se po përdor edhe një tren të blinduar për qëllime ushtarake gjatë pushtimit të Ukrainës.
Në rrjetet sociale është shfaqur sëfundmi një video që tregon trenin e blinduar, i cili mbërrin në qytetin e pushtuar Melitopol duke transportuar materiale të rënda ushtarake. Duket se treni është nisur nga Krimea, të cilën Rusia e ka aneksuar prej vitesh.
#Russia‘n armored train arrived in Melitopol (from #Crimea) pic.twitter.com/71DSxQIfxZ
— C4H10FO2P (@markito0171) March 7, 2022
Treni ka dy lokomotiva dhe tetë vagonë të llojeve të ndryshme. Lokomotiva kryesore është e vendosur midis dy njësive hekurudhore të blinduara dhe të armatosura me topa 23mm dhe mitrolozë, të cilët mund të përdoren kundër avionëve me fluturim të ulët dhe objektivave në tokë, raporton abcnews.al.
The #Russian amoured train geolocated in Novobohdanivka #Ukraine, about 25km north of Melitopol https://t.co/iGZOgKlWlC #Russia #Putin #Ukraineunderattack #Putinwar #Ukrainian #PutinWar #Russianwar
— raging545 (@raging545) March 7, 2022
Rezolucioni i videos e bën të vështirë të dallosh specifikisht se çfarë ngarkese po mbajnë vagonët e blinduar.
Trenat mbeten mjete transporti shumë të rëndësishëm për ushtrinë ruse për lëvizjen e tankeve dhe automjeteve të tjera, pajisjeve të ndryshme, personelit dhe furnizimeve. Përtej kësaj, ushtria ruse ka kryer stërvitje në të kaluarën që paraqesin përdorimin e këtyre trenave të blinduar për të mbështetur sjelljen e logjistikës në këtë rajon.
Pamje nga stërvitja në 2016
Në vitin 2016, dy prej këtyre trenave, të quajtur Baikal dhe Amur, morën pjesë në një stërvitje logjistike që përfshinte operacione në Krime. Kjo ishte hera e parë në 15 vjet që ndonjë nga trenat e blinduar të Rusisë kishte marrë pjesë në stërvitje. /abcnews.al