Gazeta izraelite “Haaretz”, ia ka kushtuar një analizë të gjatë përpjekjeve të Izraelit dhe Turqisë, për të ndërmjetësuar në konfliktin Ukrainë -Rusi. Haaretz, shkruan se Erdogan dhe Bennett nuk e kanë staturën për ta bërë një gjë të tillë. “Superfuqitë flasin me superfuqitë, jo me rivalët rajonalë. Pavarësisht, qëllimeve të mira të Naftali Bennett, Putini dëshiron të flas me Bidenin, jo me Zelenskiyn, kjo është edhe arsyeja që atij nuk i duhet ndihma e Izraelit”, shkruan gazeta. Në këtë mes, gazeta hebraike e skualifikon edhe Turqinë, për shkak se është e rreshtuar me Ukrainën.
Në një analizë për luftën e Putin, gazeta e njohur izraelite “Haaretz”, shkruan se nuk mund të ketë negociata kuptimplota ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.
Duke e komentuar takimin e së premtes, që pritet të ndodhë, në Turqi, ndërmjet dy ministarve të jashtëm, Haaretz shkruan se askush nga 7.9 miliardë banorët e botës, nuk beson se ky takim do të ketë kuptim.
“Kështu që ndërmjetësit e vetëmeruar ose janë duke humbur kohë ose janë duke tentuar të fitojnë pikë PR’i, ose janë duke e keqlexuar krejtësisht gabueshëm Putinin, motivet e tij, interesin dhe strategjinë e invadimit të Ukrainës. Për të, negociimi me Ukrainën është një anatemë mbi interpretimin e tij të historisë dhe një pranim i dështimit” shkruan Haaretz.
“Dialogu ruso-ukrainas nuk mund të ndodhë, jo vetëm për shkak të asimetrisë fundamentale ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, por për shkak të interpretimit të historisë nga ana e Putin. Ai nuk është thjeshtë një Homo sovieticus që ka qëllim ta rikthejë Bashkimin Sovjetik dhe statusin e superfuqisë së tij. Për të, nuk ka Ukrainë, të pavarur, entitet sovran që zhvillon tendenca properëndimore” thekson tutje gazeta.
Por, kush mund të ndërmjetësojë?
“Një ndërmjetësues efektiv duhet të konsiderohet autoritet nga të dyja palët, të ketë fuqi mbi dyja palët, që të bëjë oferta substanciale që do të respektohen nga të dyja palët, të jetë sa më i paanshëm që të jetë e mundur. Me fjalë tjera ndërmjetësi duhet të ketë fuqi dhe staturë të pavarur” thekson mediumi i njohur.
Haaretz shkruan se as Franca, Gjermania e Britania e Madhe nuk do të shihen si ndërmjetës të ndershëm, ndërsa duke përmendur Kombet e Bashkuara thekson se ato po bëjnë punë të mirë për punën e refugjatëve, përderisa në arenën diplomatike thjeshtë nuk janë të pranishme. Në këtë mes, as Këshilli i Sigurimit nuk bën punë, shkruan gazeta hebraike për shkak të strukturës dhe vetos ruse aty.
“Kjo na sjellë te mediatorët e vetëemëruar dhe entuziastë si Turqia e izraeli. Të dyja i argumentojë idetë e zbehta të tyre ndërmjetësuese me interest e ndërsjella me Rusinë dhe praninë ruse në një rajon më të zgjeruar. Por, Turqia është anëtar i NATO’s që ka qëndruar fuqishëm krah Ukrainës nga fillimi; kjo, nga perspektiva ruse duhet ta diskualifikojë atë. Turqia ka blerë sistemin e raketave të avancuara S-400, e vetmja anëtare e NATO’s që ka bërë këtë. Kjo e ka skualifikuar Ankaranë nga program për blerjen e aeroplanëve F-35 dhe do ta diskualifikojë edhe më tej”.
Pastaj vjen Izraeli.
“Çfarë sjell Izraeli në tavolinë përveç vullnetit të mirë? Jo shumë. Cila është përvoja e Izraelit në zgjidhjen e konflikteve të nivelit të lartë dhe atyre me rrezik të lartë. Zero. A ka Izraeli besimin e plotë të dyja palëve.?Jo. A besojnë të dyja palët se Izraeli flet me autoritet? Kështu që Kryeministri Naftali Bennet ka menduar se diplomacia fluturuese në Moskë e Berlin nuk do të ishte një ide që sjell humbje politike. Uroj që t’ia dalë, por duket se ai e ka caktuar vetën refer që është shfaqur në një lojë të gabuar dhe në stadiumin e gabuar. Zona tjetër fundore është Washington, jo në Kiyv” shkruan Haaretz. /Express