Modelja e njohur shqiptare, Kristina Baki zgjodhi ditën e gruas për të treguar se do të bëhet nënë për herë të parë. Modelja ndau lajmin e ëmbël me ndjekësit e saj teksa postoi disa foto përmes të cilave vinte në pah barkun e rrumbullakosur.
“Mommy to be,” shkroi Kristina krahas fotove duke zbuluar se ishte rreth 7 muajshe. Kristina nuk ka zbuluar gjininë e fëmijës por burime për Kryefjala.com kanë bërë me dije se modelja është në pritje të një vajze. Megjithatë, ende nuk ka një reagim nga modelja.
/abcnews.al