Sporti ukrainas në zi, ushtria ruse i merr jetën nënkampionit të botës në kikboks

schedule17:10 - 8 Mars, 2022

schedule 17:10 - 8 Mars, 2022

Sporti ukrainas në zi, ushtria ruse i merr jetën një tjetër sportisti nga Ukraina. Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Yevhen Zvonok, i cili ka ndërruar jetë pas plagëve të marra gjatë luftimeve në qytetin e Chernigovone.

Mediat ukrainase njoftojnë se 22-vjeçari ndërroi jetë nga bombardimet e ushtrisë ruse, me Zvonok që ishte kampion, teksa e kishte fituar medaljen e argjendtë në Kampionat Botëror të kikboksit.

“Askush nuk e priste që ai t’i merrte armët. Ai ishte një djalë i qetë dhe i mirë, një sportist i talentuar. Por, kur erdhi koha për ta mbrojtur vendin, ai nuk mendoi fare.

Ai ishte një djalë trim që nuk u dorëzua kurrë. Ai i pranoi të gjitha sfidat. Ne kishim planifikuar gara ndërkombëtare me të, por ai iku para kohe.

Ai e kishte nisur karrierën sportive, vitin e kaluar ishte i dyti në Botërorin e Kikboksit dhe kampion i Ukrainës. Ne ishim duke e përgatitur atë për gara ndërkombëtare dhe në fund të marsit ai do të duhej të merrte pjesë në kampionatin ukrainas në Odessa”, përfundoi trajneri i sportistit, Sergey Lysyuk.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!