Rreth 5,000 ukrainas kanë mbërritur në Francë, ndërsa pritet të vijnë edhe shumë të tjerë, sipas një deklaratë të ministres Marlène Schiappa. Ajo tha se çdo ukrainas do të strehohet në vende të sigurta, por nuk do tu ofrohet statusi i refugjatëve, shkruan CNN
Në vend të kësaj, do tu ofrohet një “status i përkohshëm, i menjëhershëm” me të njëjtat garanci mbrojtjeje si statusi i refugjatit, tha ajo, duke shtuar se kjo do t’u ofrojë gjithashtu ukrainasve akses në shkollim dhe mbështetje financiare dhe mjekësore.
Ajo gjithashtu njoftoi krijimin e një platforme për strehimin e refugjatëve. Faqja parrainage.refugies.info do të lejojë familjet franceze të strehojnë një familje ukrainase me mbështetjen e organizatave joqeveritare.
/abcnews.al