Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi tha rreth 2 milion ukrainas janë larguar nga vendi i tyre për ti shpëtuar agresionit rus dhe shumë prej tyre kanë tashmë një vend për të qëndruar, shkruan BBC
“Shumë prej tyre vijnë me makinë, dhe ata kanë familje, miq apo të njohur,” tha ai.
Por paralajmëroi se nëse lufta vazhdon, shumica e njerëzve nuk do të kenë ku të strehohen.
“Kjo është një çështje më komplekse që vendet europiane duhet ta menaxhojnë dhe Europa duhet të tregojë më shumë solidaritet.”
Ai tha se luftërat ballkanike në Bosnje dhe Kosovë kanë parë një eksod prej ndoshta dy deri në tre milionë njerëzish, për gjatë një periudhe prej tetë vitesh. Ndërsa në vende të tjera të botës ka pasur flukse të ngjashme, në Europë, është hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore.
/abcnews.al