Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin ndaj 43-vjeçarit Aleksandër Deda në hyrje të Lezhës, mbrëmjen e kaluar. Burime bëjnë me dije se në deklaratën e tij, Deda ka thënë se ka qene duke u futur në makine kur është qëlluar nga një makine në ecje e sipër e cila është larguar menjëherë.
Plumbat i kanë prekur xhupin që kishte veshur, por nuk ka pësuar asnjë dëmtim. 43-vjeçari është larguar menjëherë dhe ka vene në dijeni policinë.
Kjo e fundit është vënë në lëvizje, por në vendngjarje nuk la gjetur asnjë gëzhojë. Ndërkohe po analizohen kamerat e sigurisë se bizneseve nëse kanë arritur te fiksojnë momentin, por deri me tani asgjë nuk behët e ditur.
Ne lidhje me këte atentat vetë 43- vjeçari ka thënë se nuk i ka parë atentatorët dhe mjetin e tyre dhe se nuk ka asnjë dyshim për shkaqet. /abcnews.al