Një person ka humbur jetën pak më parë në Drenovë të Mallakastrës. Burime zyrtare bëjnë me dije se ai ishte një fermer, i cili gjatë punës me një mjet ka humbur kontrollin e tijt, i cili e ka zënën poshtë duke i shkaktuar vdekjen.
“Sot rreth orës 10:15, në fshatin Drenovë, Mallakastër, një mjet tip agregat(mjet i vjetër nafte), ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi G. Q. dhe ka mbetur i plagosur shtetasi L. G. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia. /abcnews.al