Policia ka arrestuar Gilmando Bamin, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar. 22-vjeçari është një nga autorët e grabitjes së ndodhur mesnatën e 12 janarit të këtij viti.
22-vjeçari së bashku me Egli Durma, 21 vjeç, Islam Kabili, 30 vjeç, të maskuar me uniforma kamuflazhi, përmes dhunës mundën të merrnin shumën prej 150 mijë lekësh në një banesë në fshatin Vinjollë të Kurbinit.
Sakaq, arratia e Bamit nuk ka zgjatur shumë. Mësohet se ai është arrestuar teksa po futej në Shqipëri. Më herët policia ka arrestuar Egli Durmën, ndërsa vijon të jetë në kërkim Islam Kabili. /abcnews.al