“Dritat ndizen një orë më vonë, kujdes me kondicionerët”: Balluku shpalos planin e kursimit të energjisë

schedule10:01 - 8 Mars, 2022

schedule 10:01 - 8 Mars, 2022

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka deklaruar se vendi po has mungese energjie duke mos mundur të plotësojë edhe nevojë.

Balluku ka prezantuar disa pika të planit të masave që do të zbatojë qeveria shqiptare për kursimin e energjisë elektrike, duke thënë se pas disa kohësh do publikohen edhe disa paketa që u mëson qytetarëve hapat për kursimin e energjisë.

Sipas ministers së infrastrukturës qytetarët do mësohen se si të përdorin kondicionerin apo sesi duhet të ndezin dritën të paktën një orë me vonesë.

“Çmimi është një faktor që në Shqipëri, sa i përket energjisë është barrë e shtetit. Shqetësimi nuk është vetëm çmimi,  por edhe mungesa e produktit në treg. Po përballemi me mungesën e kapaciteteve prodhuese.  Nuk përmbushim sasitë e kërkuara, do të sjellë kufizime dhe kjo duhet pasur e qartë, po punojmë për të optimizuar kaskadën dhe për të mos ta futur vendin në  kufizime.” tha Balluku.

“Do kemi një plasn masash, nisur nga administrata godinat që ndriçohen nga jashtë apo brenda, nga ndërprerja e pajisjeve pas përfundimit zyrtar apo edhe masa të tjera që do i ndajmë.  Do ketë edhe paketë masash për kursim të qytetarëve si të përdoret kondicioneri, si të ndizen dritat një orë më vonë, se si industria nuk duhet të përdor sasitë që nuk janë të nevojshme. Kanë të bëjnë me sasinë energjitike të tregut.“, tha Balluku. /abcnews.al/