Çmimi i naftës rekord, Rama: Jemi mirë se ka edhe më keq, Rusia kërcënoi dje

schedule10:06 - 8 Mars, 2022

schedule 10:06 - 8 Mars, 2022

Kryeministri Edi Rama foli sot për rritjen e çmimit të naftës dhe energjisë. Në një konferencë për shty në Kryeministri, kreu i qeverisë theksoi edhe njëherë se nuk mund të ndërhyjnë, pasi prej vitit 1990 Shqipëria është pjesë e tregut të lirë.

I pyetur nga gazetarët se përse nuk hiqen një pjesë e taksa siç bëjnë vendet e rajonit, Rama tha se Kosova dhe Maqedonia i kanë veç taksat dhe ne brenda çmimit.

Megjithatë, kryeministri tha se jemi mirë sepse ka edhe më keq, ndërsa solli në vëmendje kërcënimin e Rusisë që një fuçi naftë do të shkojë deri në 300 dollarë.

“Do ishit dakord  ju që ne të ndërhynim, që gjë nuk e bën asnjë vend, nuk e bën asnjë vend sepse kemi zgjedhur në ’90 që të jemi në ekonominë e lirë të tregut. Do ishit dakord ju që ne të ndërhynim me diçka që është artificiale. Kosova dhe Maqedonia dhe vend të tjera i kanë veç këto taksa. Kosova dhe Maqedonia kanë rritur çmimin e energjisë në mënyrë shumë të ndjeshme në faturën e familjarë. Kjo mund të ndodhë më tutje në Shqipëri, por sot ne bëjmë rregullisht çdo vit 45 milion dollarë subvencion për familjet në nevojë për të mbajt kË e tyre 7 lekë. Dhe sot në treg qeveria e blen 61 lekë. Është e drejtë të ndërhyjmë sot te çmimi i energjisë dhe të godasim të gjithë pa përjashtim për të ulir q ëunë nuk e besoj se ndodh çmimin e naftës për ata që kanë makina, është e drejtë kjo. Unë mendoj se jo.

Prap jemi mirë se ka edhe më keq.  Zv.kryeministri i qeverisë ruse dje kërcënoi se Evropa duhet të përgatitet për 300 dollarë fuçia e naftës. Që është më shumë se dyfishi i çmimit që kemi sot. Të gjithë duhet të jemi të qartë, këtu problemi më i madh nuk është çmimi, por mungesa. Lufta dhe gjithë kjo në fushën ekonomike me Rusinë ka si një nga zhvillimet e veta të mundshme mungesa”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!