Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur në autostradën Lushnje-Fier.
Viktimë e aksidentit rezulton të jetë 37-vjeçari i identifikuar si H.G., ndërkohë që i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit të aksidentuar, 45-vjeçari I.B., si pasojë e daljes së mjetit nga rruga.
I.B. ka qenë duke drejtuar një automjet Audi, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që e nxorën nga rruga. Viktima ishte pasagjer në mjetin e tij./abcnews.al