Deputeti i PS-së Adnor Shameti për “ABC news” është shprehu e përplasja që ndodhi ditën e djeshme në rrugën “Petro Nini Luarasi” mes dy familjeve nga njëra dhe përmbaruesit dhe policisë nga ana tjetër nuk ka prapavijë politike.
Mirela Milori: Do doja një opinion të parë për situatën e krijuar dje dhe për përplasjen që ka patur policia dhe përmbarimi me një familje. Është çështje në gjykim e sipër. Në fakt gjykata është shprehur por banorët e kanë ri-hedhur çështjen për gjykim. Do doja një opinion tuaj.
Adnor Shameti: Më tepër si specialisti i së drejtë do përpiqem ta jap një opinion. Në dijenitë time dhe informacionin që kam nuk ka lidhje me politikë ngjarja e djeshme. Në dijeninë time bëhet fjalë për një konflikt civil mes dy familjeve, konflikt gjyqësor dhe nuk di detaje për llojin e vendimit. Por di që kanë shkuar një grup përmbaruesish për të ekzekutuar vendimin e gjykate që duket të ketë qenë i formë së prerë mendoj dhe ka eskaluar situata në kontradikta mes palëve. Pala që e ka fituar gjyqin dhe pala që e ka humbur gjyqin. Di që reagimi i Policisë së Shtetit dhe Ministrit të Brendshëm ka qenë i menjëhershëm duke marrë masa për qëndrimin e policisë sado që nuk kemi të bëjmë me një konflikt ku kishte pjesëmarrje të IKMT-së apo të policisë bashkiake për prishje të një godine. Pra ishte thjesht një marrëdhënie juridiko-civile. Në këto kushte duhet të jemi të qetë të gjithë edhe opinioni publik duhet të jetë i qartë që sado është një konflikt juridiko-civil duhet të zbatohen vendimet e gjykatës dhe të shikohet nëse kemi të bëjmë me vendim të formës së prerë apo jo dhe nëse është apo jo i ekzekutueshëm./abcnews.al