Humbja e zgjedhjeve, dorëhiqet nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj: Berisha e Basha të bëjnë një hap pas

schedule21:24 - 7 Mars, 2022

schedule 21:24 - 7 Mars, 2022

Nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet në Partinë Demokratike, pas humbjes së thellë në së zgjedhjeve të 6 marsit.

GJekmarkaj është shprehur gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura në Grupin e PD se ai do të qëndrojë vetëm në funksionin e deputetit të thjeshtë, ndërkohë që do heqë dorë nga posti i nënkryetarit të PD-së dhe nga posti i nënkryetarit të Kuvendit. “Do te mbetem deputet i thjeshtë”, ka thënë ai, raporton gazetari Juxhin Mustafaraj.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të zhvilluar mbrëmjen e sotme Gjekmarkaj ka kërkuar të ngrihet një komision që ta çojë PD drejt zgjedhjeve të brendshme.

“Te ngrihet nje komision qe ta çoje PD ne zgjedhje”, ka thënë ai. Jo vetëm Gjekmarkaj, por kanë qenë një numër deputetësh që i kanë kërkuar Bashës zgjedhje të reja brenda PD.

Gjemarkaj kërkon që të bëjë një hap pas si Lulzim Basha edhe Sali Berisha. “Jap dorëheqjen nga funksionet politike brenda PD-së, dorëhiqem nga funksionet që mbaj. Të bëjë një hap pas SB dhe LB. Ne po rrezikojmë të shuhemi, unë e ndiej dhe marr përgjegjësi. Kam ndier mërzitjen njerëzve para fytyrës sime, ua kam borxh atyre marrjen e përgjegjësive. Duhet të ngrihet një komision që të dërgojë PD në zgjedhje për të mirën e demokratëve. Të bëhet garë, gara nxjerr lider. Rroftë PD”, shkruan Gjekmarkaj pasi u dorëhoq.

PD ka dalë forcë e tretë në këto zgjedhje, e kryesuar nga PS dhe “Shtëpia e Lirisë”. Me humbjen edhe të Shkodrës, Partia Demokratike nuk ka më asnjë nga 61 bashkitë e vendit.

/abcnews.al