Artisti Eugenio Tibaldi është gjithmonë i tërhequr nga dinamika e zonave margjinale dhe tranzitore në kërkimin e tij artistik. Në instalacionet që ai propozon në galerinë FAB, ai sjell ndërthurjen e së tashmes me të shkuarën. Artisti është i mendimit se në çdo shoqëri tranzicioni, shqiponja mund të shndërrohet në papagall.
Tensioni, ankthi dhe gërshetimi i saj përmes së tashmes dhe të shkuarës, janë pjesë e kërkimit artistik 30-vjeçare të artistit italian mbi Shqipërinë. Ai është i mendimit se shqiponja në tranzicion mund të kthehet në papagall, kjo sipas tij, jo vetëm për shqiptarët, por për çdo qytetare i cili jeton në tranzicion.
Artisti Eugenio Tibaldi gjithmonë i tërhequr nga dinamika e zonave margjinale. I lindur në Alba CN, në vitin 2000 u zhvendos në Napoli, ku filloi një punë që heton estetikën joformale dhe gjurmon një lloj harte të informalitetit. Në këto vite ka punuar në Stamboll, Kajro, Romë, Selanik, Berlin, Verona, Bukuresht, Torino, Karakas, Bruksel dhe Tiranë. Veprat e tij ekspozohen në institucionet publike dhe private në Itali dhe jashtë saj.
Reflektimi i artistit italian në Tiranën e shndërruar në 30 vite ka ardhur pas fotografimit, bisedave dhe analizave, deri në ditët e sotme, duke pasqyruar veçoritë arkitektonike të qytetit të Tiranës, nëpërmjet rrëfimeve të vogla, por që tregojnë ndryshimin.
“Dëshira ime është që në këtë projekt, që quhet 30 vjet, të përfshijë atë që konsiderohet në nivel estetik, tranzicioni”, thotë artisti.
Ndërkohë që sipas tij, estetika në arte ka dy anët e medaljes, të bukurën dhe të shëmtuarën, por në letër projekt, i cili vjen i ndërthurur me disa artiste të rinj të arteve të bukura të Universitetit të Tiranës pasqyrohen thekse social politike.
Ekspozita e realizuar në Galeria FAB shfaq qartë si antikonformizmin e artistit dhe këtij aktivizmi artistik që “kolazhon kohë dhe ngjarje” sidomos nëpërmjet artefakteve, në përpjekje për të ndërtuar struktura alternative të mendimit në funksion të orientimeve sesi duhen analizuar fenomene të caktuara në mënyra të reja pamore./abcnews.al