Gonxhe: Zyrtarë e policë qarkullojnë me targa të huaja

schedule16:46 - 7 Mars, 2022

schedule 16:46 - 7 Mars, 2022

Nga Xhensila Kodra

Zyrtarë të lartë, punonjës dhe ish-punonjës të policisë e të Gardës së Republikës ndër vite përdorin targa të huaja apo ato të skuadrat për të shmangur detyrimet në shtet. Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, këta individë kanë vepruar në këtë mënyrë për të mos u ndëshkuar me gjoba në rrugë. Ai thotë se tashmë ka nisur një aksion për ndëshkimin e kësaj shkeljeje.

“Ata që i përdorin më shumë, ata që ndihen më të pushtetshëm, më të rëndësishëm. Që ndihen më të mbrojtur, në ndihen më pjesë e forcave që duhet të kontrollonin këto targa që mos qarkullonin. Pra, policia, forcat e rendit, gardës, etj. I përmend këto emra, pa dashur të njollos të gjithë institucionin, por fenomeni ka qenë shumë i shtrirë me këta punonjës. Dhe ne kemi çuar lista me emra të pafundme, një pjesë e tyre janë edhe ish punonjës”, thotë Gonxhe.

Gonxhe shprehet se nga kontrollet ka rezultuar se disa qytetarëve, targat e vlefshme u janë gjetur në bagazh. Tregon penalitet që aplikohen ndaj tyre.

“Janë kaluar në sitë të gjithë punonjësit dhe kjo do ndodhë edhe me punonjësit e administratës. Kjo filloi nga ne të parët dhe kishte dhe nga brenda nesh.”

“Ka edhe nga ata që kanë shkuar deri në nivelin që mbanin targa të pa vlefshme jashtë makinës dhe në bagazh kanë targat e vlefshme. Pra, e paguajnë taksën. Kanë targën e vlefshme, por mbajnë të pa vlefshmen për të mos paguar gjoba parkimi.”

Kanë penalitete. Kanë bllokim të gjithë shërbimeve. Kanë probleme me tatimet kur të kenë pjesëmarrje nëpër tendera, kur të kenë prokurime.

Drejtori i transportit rrugor thekson se një tjetër problematikë e hasur është mos ndryshimi i pronësisë së mjetit nga pala shitëse tek ajo blerëse. Ata që nuk kanë kaluar mjetin në pronësinë e vetë brenda 30 ditëve, gjoba varion nga 100-400 mijë lekë të vjetra. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!