Nga Ema Shazivari
Për Veronika dhe Melpomeni Buxhakun çdo 7 mars është i veçantë. Kanë shërbyer gjithë jetën si mësuese, dhe pavarësisht se kanë vite që janë në pension ende kujtohen nga ish nxënësit e tyre.
Edhe këtë 8 mars telefoni nuk pushonte nga urimet apo telefonatat, dhe kjo i bën të mbushen me emocion.
Historia e tyre është e veçantë, pasi Melpomeni ishte edhe mësuesja e parë e motrës së saj Veronikës.
Tregojnë se maturantët e tyre, sot tashmë kanë dalë në jetë. Shumë prej tyre janë figura të njohura për opinion publik. Tregon një histori me njërin prej tyre.
Të dyja mendojnë se brezi i sotëm i mësuesve nuk qëndron afër nxënësve për ti dëgjuar apo këshilluar siç bënin ato dikur, ndërsa për nxënësit e sotëm këshilla është të përqafojnë më shumë librin.
/abcnews.al