Laçi është ndalur në barazim ndaj Kastriotit.
Të parët që shënuan ishin miqtë në minutën e 21-të me anë të Guindo. Sulmuesi mori një top me shpinë nga porta dhe arriti të rrotullohej me mjeshtëri duke e dërguar topin në rrjetë.
Pjesa e dytë nisi mirë për Kastriotin ku në minutën e 58-të ishte Nunjesh i cili barazoi rezultatin. Laçi tashmë ndodhet në vendin e 2-të me kuotën e 45 pikëve, ndërsa Kastrioti në vendin e 8-të me 22 pikë.
Nga ana tjetër Teuta ka marrë një fitore në Rrogozhinë ndaj Egnatias. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Daci në minutën e 27-të. Me këtë fitore durrsakët ndodhen në vendin e 6-të me 28-të pikë, ndërsa Egnatia në vendin e 7-të me 23 pikë./ h.ll/abcnews.al