Pas humbjes në zgjedhjet për 6 bashki, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vendosur që të mbledhë grupin parlamentar në selinë e PD-së.
Pritet që në këtë mbledhje kreu i PD-së të diskutojë dhe të analizojë humbjen e 6-të radhazi në krye të kësaj partie. Pak më herët Basha u shpreh për gazetarët se ai nuk ka humbur kurrë asnjë garë në jetën e tij. Fajin për humbjet sipas Bashës e ka “masakra zgjedhore” që sipas tij bëhet nga kryeministri Edi Rama dhe ish -lideri Sali Berisha.
Zgjedhjet e 6 marsit janë asgjësuar tha kryedemokrati, por garantoi se nuk do i ikë përgjegjësisë dhe se brenda PD-së do të ketë një reformim, por këtë proces do të jetë po ai që do e bëjë, pra nuk ka ndërmend që të largohet nga drejtimi i partisë. /abcnews.al/

