Ukraina: Vendimi i Rusisë për korridoret humanitare, i pamoralshëm

schedule09:44 - 7 Mars, 2022

schedule 09:44 - 7 Mars, 2022

Zyrtarët ukrainas thanë se propozimi i Rusisë për korridore humanitare, që i çojnë refugjatët në Bjellorusi ose Rusi, është “plotësisht i pamoralshëm”.

Qytetarët ukrainas duhet të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre përmes territorit ukrainas, tha një zëdhënës i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Vuajtjet e njerëzve përdoren për të krijuar pamjen e dëshiruar televizive”, tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters.

Rrugët e evakuimit të publikuara nga agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti, treguan se civilët do mund të largohen për në Rusi dhe Bjellorusi.

Korridori nga Kievi çon në Bjellorusi, ndërsa nga Harkivi çon në Rusi.

Korridoret nga qytetet Mariupol dhe Sumi çojnë në qytetet e tjera të Ukrainës, si dhe në Rusi./abcnews.al/