Kryqi i Kuq i Kinës do të ofrojë ndihmë humanitare për Ukrainën, tha ministri i Jashtëm Wang Yi, teksa përsëriti thirrjen për vazhdimin e bisedimeve diplomatike. Ai theksoi se miqësia e Kinës me Rusinë vazhdon të jetë e fortë dhe perspektivat për bashkëpunim janë shumë të mëdha, shkruan BBC
Vendimi i Yi vijnë disa orë pasi kryeministri i Australisë Scott Morrison i kërkoi Kinës të marrë masa ndaj Rusisë. Në një fjalim ditën e djeshme, Morrison tha se Kina ka folur vazhdimisht për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial.
“I takon Kinës, në këtë pikë kyçe të historisë, të tregojë se këto janë më shumë se vetëm fjalë”, tha Morrison, duke shtuar se “asnjë vend nuk do të kishte më shumë ndikim tek Rusia sesa Kina”.
Deri më tani, qeveria kineze nuk ka vendosur sanskione kundër Rusisë. Por në fillim të kësaj jave, Yi sinjalizoi se Kina ishte e gatshme të ndërmjetësonte armëpushimin midis dy vendeve.
/abcnews.al