Zelensky telefonon Johnson pas Macron, zbardhet biseda

schedule17:51 - 6 Mars, 2022

schedule 17:51 - 6 Mars, 2022

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike pasditen e së dielës me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Ka qenë vetë Zelensky i cili ka zbardhur telefonatën mes tij dhe kryeministrit britanik.

Zelensky shkruan se dënimi i agresionit rus mbi Ukrainë dhe popullsinë civile si dhe forcimi i mëtejshëm i sanksioneve ndaj Rusisë ishin fokusi kryesor i bisedës.

‘Vazhdim i dialogut me ?? Kryeministrin @BorisJohnson. Të informuar për kundërvënien e agresorit. Dënoi terrorizmin bërthamor dhe krimet e luftës të Rusisë. Diskutuan për forcimin e mëtejshëm të sanksioneve kundër Rusisë dhe ranë dakord për hapat e ardhshëm të përbashkët. #StopRusia’, shkruan Zelensku në Twitter.

Ndërkohë që më herët Zelensky pati një bisedë telefonike edhe me Macron, ku kërkesa për forcimin me mëtejshme të sanksioneve dhe ndihma ushtarake ndaj Ukrainës ishin në qendër të diskutimeve. /Abcnews.al/.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!