Putin “i ankohet” Macron-it: Ukraina përgjegjëse për incidentin e termocentralit bërthamor më të madh në Europë

schedule15:45 - 6 Mars, 2022

schedule 15:45 - 6 Mars, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar “radikalët” ukrainas për një incident më 3 mars në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë.

Kremlini zyrtar ka thënë se Vladimir Putin i tha homologut të tij francez Emmanuel Macron se Ukraina ishte “përgjegjëse për provokimin” rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia.

Dy liderët diskutuan pushtimin rus gjatë një bisede telefonike që zgjati një orë e 45 minuta sot.

Sulmi rus në qytetin juglindor të Enerhodar dhe centralin e tij bërthamor në Zaporizhzhia (më i madhi në Evropë), i cili shkaktoi një zjarr, tërhoqi dënimin e menjëhershëm nga liderët botërorë, me ministrat e jashtëm të BE-së dhe NATO-s që po shqyrtojnë sanksione të reja.

Sipas mbikëqyrësit atomik të OKB-së, nuk u lëshua asnjë material radioaktiv. /abcnews.al/