Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se forcat ruse po përgatiten të bombardojnë qytetin port të Ukrainës, Odessa.
“Ky do të jetë një krim ushtarak. Ky do të jetë një krim historik”, tha ai.
Forcat ruse kanë bërë përparim në Ukrainën jugore që nga fillimi i pushtimit të tyre më 24 shkurt, duke pushtuar qytetin Herson dhe duke rrethuar portin e Mariupolit, por Odessa deri më tani është kursyer kryesisht./abcnews.al/