Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 102 raste të reja me Covid, ndërsa një person ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
I vdekuri është një 74-vjeçar nga Berati.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,429 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 102 qytetarë, në këto bashki:
38 në Tiranë, 8 në Fier, 5 në Berat, 4 në Vlorë, Devilnë, Sarandë, Elbasan, 3 në Vau i Dejës, Mirditë, Kamëz, Lushnje, Gjirokastër, 2 në Kukës, Tropojë, Kavajë, Patos, Prrenjas, 1 në Lezhë, Krujë, Mallakastër, Dropull, Përmet, Korç, Maliq, Pogradec, Devoll, Dimal.
Janë 1,570 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv; një qytetare nga Berati 74- vjeç.
Janë shëruar 125 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,083 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (05 Mars 2022)
Raste të reja ditore 102
Të shëruar në 24 orë 125
Të shtruar në spitale 44
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1,429
Testime totale 1,750,981
Raste pozitive 272,132
Raste të shëruara 267,083
Raste Aktive 1,570
Humbje jete 3,479
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 446
Fier 277
Elbasan 125
Lezhë 188
Vlorë 109
Kukës 107
Berat 101
Shkodër 90
Gjirokastër 60
Korçë 43
Durrës 19
Dibër 5