Gjykata e Apelit në Vlorë lë në burg “Çipurin”

schedule14:21 - 11 Mars, 2019

schedule 14:21 - 11 Mars, 2019

Shënjestra e atentatit në mesin e muajit shkurt, ku mbetën dy të vrarë, do të qëndrojë në burg. Gjykata e Apelit në Vlorë nuk pranoi një masë më të butë sigurie për Armando Sulejmanin, injohur edhe me nofkën “Çipuri”.

Gjykata e Apelit të Vlorës nuk pranoi masë më të butë sigurie për të mbijetuarin e vetëm të atentatit të 17 Shkurtit në qytetin e Vlorës.

42-vjeçari, Armando Sulejmani do të qëndrojë në burg, pasi mbrojtja nuk arriti të argumentojë ankimimin dhe nuk bindi gjykatën.

Ai akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” sikurse  dyshohet se ishte dhe shënjestra e atentatit për shkak të së kaluarës së tij dhe precedentëve.

“Çipuri” nuk ka pranuar të japë asnjë detaj që ndihmon hetimin. Edhe pse policia e shoqëroi rreth 17 persona nuk arrit të bihet në gjurmë të autorëve. Në vendngjarje u gjetën 90 gëzhoja dhe dyshohet se viktimave u është ngritur pritë.

Autoret e ndoqën paralel makinën ku ndodhej Sulejmani dhe dy të tjerë dhe hapën zjarr pikërisht pasi u dolën para.

Viktimat nuk kanë pasur mundësi reagimi. Vendi ishte zgjedhur nga ekzekutorët pasi e gjithë rruga nuk ka kamera sigurie.

Në makinën e vrasësve e cila rezulton e vjedhur u gjetën 3 armë automatike, por asnjë provë identifikuese.

Në këtë atentat u vranë në vend kunati dhe shoku i viktimës, Arjan Hasanaj, Resti Rexho. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!