Dhuna ndaj bluzave të bardha, mjekët specializantë në protestë

schedule13:26 - 11 Mars, 2019

schedule 13:26 - 11 Mars, 2019

Mjekët specializantë në QSUT protestuan sot kundër dhunës që u ushtrua disa ditë më parë ndaj koleges së tyre, në ambientet e punës. Ata kërkojnë nga shteti që t’u garantohet siguria fizike në punë dhe paralajmërojnë protestë edhe gjatë të martës.

Dhuna e ushtruar ndaj koleges së tyre specializante më 7 mars, ka shtyrë kolegët e saj të QSUT, që të protestojnë kundër dhunës ndaj bluzave të bardha. Mjekët e rinj thonë se ndihen të kërcënuar për jetën gjatë ushtrimit të profesionit të tyre

Manser Çili, mjek specializant në QSUT: “Arsyeja për të përcjellë një mesazh kundër dhunës ndaj mjekëve”.

Anisa Liço, mjeke specializante në QSUT: “Kjo është një gjë e patolerueshme dhe e papranueshme nga ana jonë, ashtu si bluza e bardhë është e shenjtë dhe ashtu duhet respektuar.

Mjekët specializantë theksojnë se jo të gjithë paguhen për punën që bëjnë, edhe me turne të zgjatura.

Mjekët premtojnë se do rikthehen të martën në protestë, deri sa shteti t’u garantojë atyre mbrojtjen e duhur gjatë orarit të punës. Rastet e dhunës ndaj bluzave të bardha janë shtuar së fundmi. Vetëm të enjten e kaluar pati dy akte dhune ndaj bluzave të bardha. Një mjeke specializante u dhunua në urgjencën e QSUT, e mjeku dermatology Zef Doda u dhunua në Spitalin Rajonal të Lezhës. Në një deklaratë, edhe ministria e Shëndetësisë shprehet në mbështetje të kësaj proteste e thotë se bashkë me mjekët do protestojnë para gjykatës, kur këto raste të gjykohen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!