BE pezullon Rusinë dhe Bjellorusinë nga Këshilli i Shteteve të Detit Baltik

schedule10:45 - 5 Mars, 2022

schedule 10:45 - 5 Mars, 2022

Bashkimi Europian u është bashkuar anëtarëve të Këshillit të Shteteve të Detit Baltik (CBSS) në pezullimin e Rusisë dhe Bjellorusisë nga aktivitetet e Këshillit, shkruan Reuters

“Ky vendim është një pjesë e përgjigjes së Bashkimit Europian dhe partnerëve të saj, të cilët ndajnë të njejtin mendim ndaj pushtimit të Ukrainës dhe përfshirjes së Bjellorusisë në këtë agresion të paprovokuar dhe të pajustifikuar”, thuhet në deklaratë.

“BE ka rënë dakord me anëtarët e tjerë të CBSS (Danimarkë, Estoni, Finlandë, Gjermani, Island, Letoni, Lituania, Norvegji, Poloni dhe Suedi) që pezullimi i Rusisë dhe Bjellorusisë do të mbetet në fuqi derisa të fillojë bashkëpunimi, bazuar në respektimin e parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!