Lleshaj: NATO të përdorë të njëjtën retorikë ndaj Putin kur bëhet fjalë për kërcënim bërthamor

schedule22:50 - 4 Mars, 2022

schedule 22:50 - 4 Mars, 2022

I ftuar në ‘Ballkan’ në Abc të gazetares Linda Karabaku, ish-ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, ka komentuar qendrimin e deritanishëm të NATO-s ndaj konfliktit ushtarak në Ukrainë.

Ai tha se qendrimi i NATO-s për të mos ndërhyrë në luftë formalisht është korrekt, pasi Ukraina nuk është pjesë e aleancës euroatlantike, por duke patur parasysh se kush ëhstë përballë NATO duhet të reagojë.

Lleshaj tha se të paktën nga ana e NATO-s duhet të ishte përdorur e njëjta gjuhë siç po përdoret nga ana e Putin, i cili sëfundmi ka kërcënuar edhe me përdorimin e armëve bërthamore.

Duhet të dimë që NATO është një aleat që ka një kufi gjeografik të përcaktuar, dhe Ukraina fatkeqësisht nuk ëhstë pjesë e kësaj gjeografie, në këtë kuptim NATO formalisht NATO ëhstë korrekt. Ndërkohë që kërkesa për të bllokuar hapësirën ajrore është një kërkesë për të përfshirë NATO-n plotësisht, se po u fute në ajër do futesh dhe nëe tokë. Por fatkeqëisht kemi përballë një ushtri që bën edhe terror, kemi atë butonin që Putini e ka përzemër. Duhet të kemi parasysh që doktrina e tyre është mbajtur për shkurajimin e palëve, palët kanë thënë se i mbajmë për ti thënë palës tjetër që armët i kemi se po i përdore kundër meje do t’i përdor. Deri tani Putin e ka përdorur kërcënimin bërthamor, ndërkohë që NATO nuk e ka artikuluar. A do duhej? Në kuptimin e mirëfilltë doktrinor kur njëra palë ndërmerr hapa në drejtim të kërcënimit bërthamor edhe pala tjetër duhet të përgjigjet me masa të ngjashme për ta dekujaruar. Duhet të ishte verifikuar mundësia që nëse Putin i kalon në gatishmërti armtë bërthamore e njëjta retorikë duhet të përdorej, se ky qendrim i kujdesshmën ndaj tij nuk ka sjellë ndonjë rezultat në marrdhëniet me Putinin’, tha Lleshaj.

Sa i përket luftimeve të deritanishme në Ukrainë, lleshaj tha se aktualisht Putin vetëm po humb si politikisht ashtu edhe ushtarakisht.

Sipas tij sa i përket pjesës politike Putin ka dështuar pasi gjithçka i është kthyer në bomerang, pasi NATO jo vetëm që nuk ëhstë larguar, por ka forcuar linjën e saj në kufirin lidndor. Ndërsa sa i përket pjesë ushtarake, të gjitha sulmet e deritanishme kanë treguar se ka një fuqi shumë të dobët ushtarake.

Ky dhjetë ditësh i parë ka evidentuar që në nivelin politik është një çmenduri ajo që ka ndërmarrë Putin, e cila i sjell asgjë veç izolimit dhe vrasjes së djemve të tij, i sjell NATO-n më afër, është fuqizuar në krahun lindor. Nga ana ushtarake është një dizastër e vërtetë ajo që ka demostruar deri sot, duke treguar se është një fuqi e dobët ushtarake’, u shpreh më tej Lleshaj. /Abcnews.al