Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një projektligj që dënon përhapjen e informacionit “të rremë” për forcat e armatosura të vendit me dënime me burg deri në 15 vjet.
Projektligji u miratua unanimisht nga ligjvënësit rusë të enjten.
Disa media të pavarura ruse janë detyruar të mbyllen ditët e fundit pasi e kanë përshkruar si “pushtim” ose “luftë” atë që Kremlini e quan “operacion special ushtarak” në Ukrainë.
Putin nënshkroi gjithashtu një projekt-ligj që do të lejonte gjoba ose burgim për thirrjet për sanksione kundër Rusisë.