“Mercenarë shqiptarë në Ukrainë,” Kim: Gënjeshtra të Rusisë për t’u shmangur nga e vërteta e pushtimit

schedule19:25 - 4 Mars, 2022

schedule 19:25 - 4 Mars, 2022

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar rreth deklaratave të bëra më herët nga presidenti rus Vladimir Putin për prezencë të mercenarëve shqiptarë në Ukrainë. Në një postim në llogarinë e saj në Tëitter, kryediplomatja amerikane shprehet se bëhet fjalë për gënjeshtra që qëllim kanë të mbjellin dyshime dhe të shmangin të vërtetën e pushtimit.

E vërteta, shprehet Kim, është që Rusia ka pushtuar Ukrainën dhe që është e përfshirë në një sulm të paramenduar, të paprovokuar, të pajustifikueshëm ndaj një kombi tjetër sovran.

Pas deklaratave të liderit rus ka reaguar edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka e cila sqaron se nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë. Xhaçka thekson se Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!