Ish-moderatorja e njohur Aida Shtina e cila dikur drejtonte emisionin ‘Njerëz të Humbur’ ka ngritur sërish alarmin për atë se çfarë po ndodh në qytetin e Durrësit.
Në mesazhin e saj Shtino ka kërkuar që për një moment shqiptarët të harrojnë atë se çfarë po ndodh në Ukrinë dhe të kthejnë sa më parë sytë nga qyteti bregdetar i Durrësit.
Sipas Shtions ritet satanike në Durtrrës tashmë janë kthyer në modë.
“Se ju ka ngelur mendja tek Ukraina dhe ajo që ndodh aty, por doja t’iu pyesja a dini gjë për ritualet satanike që bëhen në Durrës…? A jeni në dijeni se në Shqipëri ka hyrë një rrymë që po rekruton të rinjtë tanë në rituale të tilla…?
Apo ç’na duhet ne, si thoni, më larg është Durrësi se kemi më afër Ukrainën… Ah, meqë ra fjala, sot e patë foton e radhës së Zelenskit, këtë herë doli me gruan, se duhej të dinim edhe me kë është martuar…”, shkruan me ironi Shtino.
Kujtojmë që ritet satanike në plazhin e Durrësit janë ngritur si shqetësim edhe nga eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço.
Një aktet i cili u bë më pas viral në rrjet ishte edhe mbytja e qenit në plazh, ku të rinj të veshur me të zeza, me anë të ritualeve satanike keqtrajtonë kafshët apo dhe njëri-tjetrin.
Ritet satanike shepsh kanë shkaktuar edhe tragjedi në vend. /Abcnews.al