Ukraina fundos anijen ushtarake për të mos rënë në duart e Rusisë

schedule15:56 - 4 Mars, 2022

schedule 15:56 - 4 Mars, 2022

Autoritete e marinës në Ukrainë fundosën anijen e tyre luftarake për të parandaluar rënien e saj në duart e Rusisë.

Anija e flotës ukrainase ishte ndodhej në portin e Mykaliv për riparim. Megjithatë anija luftarake u fundos me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, Alexei Reznikov.

“Vendimi për të fundosur anijen ishte shumë i vështirë për anëtarët e ekuipazhit”, tha ministri i Mbrojtjes, duke shtuar se në të ardhmen Ukraina do të të krijojë një flotë të re “moderne dhe të fuqishme”.

Komandanti i fregatës zbatoi urdhrin e fundosjes. Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë se anija në port është fundosur përgjysmë dhe anuar anash.

KËTU lexoni gjithçka nga lufta sot në Ukrainë

Pse u vendos të fundoset fregata

Frigata e klasit Krivak III / Menzhinskiy nuk konsiderohet një kërcënim i rëndësishëm për Rusinë . Megjithatë, ishte çështje prestigji që ukrainasit të mos binin në duart e rusëve, pasi ishte flamuri i flotës së tyre. Si rrjedhojë, ata do të humbisnin një betejë të rëndësishme propagandistike, e cila do të ndikonte pozitivisht edhe në moralin e ushtarëve.

Fregata prej 3500 tonësh u ndërtua në kantierin detar të Kerçit të Krimesë dhe iu bashkua Marinës së Ukrainës në prill 1993.

Flamuri i flotës ukrainase në vitin 2008 mori pjesë në operacionin “Active Endeavour” në Mesdhe, i cili synonte parandalimin e terroristëve ose transferimin e armëve të shkatërrimit në masë. Në vitin 2013, anija mori pjesë në operacionin e NATO-s “Ocean Shield”, kundër piraterisë në brigjet e Afrikës./abcnews.al/