Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shëtitorja “Taulantia” në Durrës e dëmtuar, qytetarët: Për faqe të zezë!

schedule15:42 - 4 Mars, 2022

schedule 15:42 - 4 Mars, 2022

Pjesa fundore e shëtitores “Taulantia” në Durrës është lënë totalisht pas dore nga pushteti vendor. Siç duket nga pamjet pllakat janë dëmtuar.

Dhjetëra qytetarë pasi shëtisin, pushojnë tek kjo dishezë me dërrasa të kalbura prej dallgëve të detit.

“Këto dërrasat s’duhet të rregullohen se nuk ka pse janë. Mund të bëhej diçka e bukur.”

“Të hiqen fare të bëhet diçka e re e bukur që kur të vijnë nga jashtë të thonë ja Shqipëria.”

Durrsakët të zhgënjyer nga kryebashkiakët thonë se kanë konstatuar edhe dëmtime të tjera.

“Është prishur një gropë atje, do shkosh në mes të rrugës do kthesh mbrapsht. I thashë dhe asaj të pushteti vendor, ti je kukull këtu është Vagjush Dako nuk je ti, ai e kish mendjen të bënte beton dhe pllaka mermeri. Mos e bëftë pikën  e hajrit.”

“Duhet rregulluar më mirë të mbahet dhe pastër.”

Abc u interesua tek Bashkia e Durrësit dhe mësuam se në muajin prill pjesa e dëmtuar e shëtitores do të rehabilitohet. Ndërsa po kryhet një studim për ngritjen e një muri dallgëthyesi për të mbrojtur dekorin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!