Manchester City  “ëndërron” transferimin e Lautaros, Interi ka gati zëvendësuesin

schedule12:01 - 4 Mars, 2022

schedule 12:01 - 4 Mars, 2022

Manchester City vazhdon të kërkojë sulmues për sezonin e ardhshëm, ndërsa duket se Lautaro Martinez ka përfunduar në radarët e skuadrës angleze.

Sulmuesi i Interit ka rinovuar kontratën me zikaltërtit deri në vitin 2026, por forma jo shumë e mirë e treguar nga argjentinasi ka bërë që drejtuesit e “Nerazzurrëve” të shikojnë si pasion edhe shitjen e tij.

Prapa derës së Interit qëndron Manchester City i Pep Guardiolës, ku sipas “The Sun” është i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin argjentinas, duke tentuar t’i mposhtë në këtë garë rivalët e tyre, Liverpoolin.

Interi gjithashtu nuk po qëndron duarkryq pasi tashmë ka etiketuar pasuesit e mundshëm të Lautaros në Giueseppe Meazza.

Marcus Thuram i Borussia Monchengladbach dhe Gianluca Scamacca i Sassuolos janë dy emrat më të përfolur për t’u transferuar në verë te Interi.

Në anën tjetër, Interi nëse vendo shitjen e argjentinasit, do të kërkoj të paktën 80 milionë euro për shërbimet e tij. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!