Artan Hoxha vjen me emisionin më të ri “Xhungël” në ABC. Rrëfim mbi kërcënimet mbi familjen dhe informatorët

schedule10:51 - 4 Mars, 2022

schedule 10:51 - 4 Mars, 2022

Gazetari Artan Hoxha gjatë një interviste për gazetaren e emisionit “Abc e mëngjesit” Bora Shahini, ka rrëfyer për jetën e profesionin e tij. Ai zbuloi se në fillimet e tij ka qenë gazetar sporti por edhe pse i dashuruar pas fushës së gjelbër u detyrua të shkëputej për tu fokusuar tek kronika e zeze e tek krimi. Ka qenë pikërisht një ngjarje në stadiumin Dinamo që gazetarinë drejtoi në një tjetër sektor.

Kurioz dhe i apasionuar për të zbuluar enigma, ai sot tregon se për shkak të shkrimevee të fakteve që ka botuar në gazetat ku ai ka qenë i punësuar, ka rrezikuar arrestimin e deri tek përjetimi i qëndrimit në qelinë e burgut. Artan Hoxha gjatë intervistës me gazetaren tregon ndër të tjera kërcënimet dhe se si u bë “non grata” në Lazarat, atje ku në tavolinën ngjitur dëgjonte kërcënimet për jetën e tij “vetëm mos e takofshim se do e vrasim”.

Ndryshe nga herët e tjera gazetari Artan Hoxha zgjedh të flasë se si është ndjerë ai, bashkëshortja dhe familja e tij kur atë e përndiqnin në lagje, kur tentuan ta nxjerrin nga autostrada makina me targa të huaja, kur i kanë vendosur pistoletën në kokë e kur e kanë rrëmbyer. Madje ai me shaka thotë që është i lumtur që nuk e kanë goditur asnjëherë “më kanë rrëmbyer e vënë pistoletën në kokë por asnjëherë goditur me grusht fatmirësisht”.

Gazetari tregon raportin e tij me politikanët duke treguar se për të politikani më i rëndësishëm është Reksi, qeni i Gardës së Republikës. Ndër të tjera ai përmend edhe raportin që ka me ish kryeministrin Sali Berisha, konfliktet e vazhdueshme me të për rastin e Lazaratit, Haklajve dhe thesarit e deri tek përplasja televizive, i vetmi moment sipas tij që ka dalë nga vetja duke ngritur tonin e zërit e duke iu drejtuar Sali Berishës “Do përfundosh si Pinoceti dhe unë do e bëj shkrimin për ty atë ditë”

Por sapo i përmend familjen, fytyra dhe zëri i tij ndryshojnë sepse vetë Artan Hoxha përmend se sa të merakosur janë prindërit për jetën e tij dhe që vazhdimisht i thotë të mos e hapin televizorin. “A do të doje që djemtë e tu të kishin ndjekur rrugën tënde?” ai i përgjigjet se ai nuk do të donte kurrë duke parë vështirësinë dhe kanosjen e jetës në këtë profesion dhe i lumtur që djemtë e tij kanë një tjetër drejtim në jetë.

Gjatë intervistës ai ka zbuluar se kush janë informatorët e tij dhe raporti, gjithashtu denoncimet në celularin e tij që i lexon edhe gruaja. Ndër të tjera Artan Hoxha zbulon për herë të parë rikthimin e emisionit të tij “Xhungël” në ekran, konkretisht në Abc. /abcnews.al