Restaurohet Kisha e Shën Kollit në Kurjan të Roskovecit

schedule15:15 - 10 Mars, 2019

schedule 15:15 - 10 Mars, 2019

Pas 50 vitesh lënë në harresë, Kisha e Shën Kollit në fshatin Kurjan, Roskovec, ndërtuar në shekullin e XIII, në stilin bizantin është restauruar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Bashkia e Roskovecit.

Favorizuar dhe nga peizazhi natyror përreth, kisha po merr vëmendjen e shumë vizitorëve. Kisha e Shën Kollit u vizitua dhe nga kryeministri Edi Rama. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, i tregoi kryeministrit se projekti për restaurimin e kishës nuk është mjaftuar vetëm me ndërhyrjet në konstruksionin e saj, por edhe me rivitalizimin e mjedisit përreth.

Kisha e Shën Kollit ka vlera të rralla arkitektonike dhe kulturore. Pikturat murale në brendësi të kishës janë vepra të ikonografit Nikolla, i biri i Onufrit, të cilat do të restaurohen tërësisht në një fazë të dytë të projektit. /abcnews.al