Zjarri që shpërtheu në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia të premten filloi në një ndërtesë stërvitore jashtë kompleksit kryesor të reaktorit, sipas Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës.
“Që nga ora 05:20 e mëngjesit (me orën lokale), Njësitë e Shërbimit Shtetëror të Emergjencave i’u përgjigjën zjarrit në ndërtesën e trajnimit të termocentralit bërthamor Zaporizhzhya,” thanë Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës në një deklaratë në Telegram raporton “CNN”.
Rreth 40 zjarrfikës dhe 10 njësi po punojnë tani për të shuar flakët, thanë Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës . Një zëdhënës i termocentralit bërthamor, Andrii Tuz, i tha “CNN”, “Nuk e kam idenë se sa larg do të shkojë Putin. Askush nuk besonte se mund të fillonin të qëllonin në një central bërthamor. Ne duhet ta ndalojmë luftën tani! Dhe mos prisni fillimin e një katastrofe bërthamore!” / abcnews.al