Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet të mbledhë kryesinë në orën 15:00. Burime nga selia blu bëjnë të ditur, se takimi i Bashës me anëtarët e kryesisë së PD, pritet të bëhet për të diskutuar për organizimin e protestës së 16 Marsit.
Ky tubim do të jetë në vijim të protestave të fundit, që pas djegies së mandateve nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Kryetarët Basha e Kryemadhi kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen pa rrëzuar qeverinë Rama, me gjithë kritikat e ndërkombëtareve se ky qëndrim rrezikon integrimin e vendit./abcnews.al