“Kemi Bashën thikë pas shpine”, Ristani: Betejë me PS. Koja: Vendi i parë është i zënë

schedule22:48 - 3 Mars, 2022

schedule 22:48 - 3 Mars, 2022

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristan, është shprehur se në zgjedhjet lokale të 6 marsit, “Shtëpia e Lirisë” do të ketë një betejë të fortë me Partinë Socialiste. Ndërkohë sipas tij, problemi për kandidatët e Sali Berishës, mbetet kreu i PD Lulzim Basha, të cilën e konsideron si “thikë pas shpine”

“Konkurrenca mes PD e Rithemelimit dhe PS do jetë konkurrencë e dukshëm në të 6 bashkitë. Ne do fitojmë disa prej tyre. Nuk mund ta marrim si betejë brenda PD, se ka disa probleme. Ia ka dalë ta mbaj për 12 vjet Basha, PD-në në opozitë. Betejën ne se kemi të lehtë.  Ne e kemi këtë hall. Kemi dhe thikën pas shpine. Pra Lulin nga mbrapa. Por e them me bindje që konkurrenca është e fortë në 6 bashki” tha Ristani.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergji Koja duke folur në “Log.” është ka kundërshtuar Ristanin duke thënë se PS është superiore në të gjitha bashkitë përveç Shkodrës.

Gjergji Koja: PS është favorite. Përveç Shkodrës, në bashkitë e tjera opozita do luftojnë për vendin e dytë. Nuk ka frymë për të rrëzuar PS. Po ju them se opozita frymë nuk ka.  Po them hiq Shkodrën po them se në 5 bashkitë e tjera gara është për vendin e dytë për opozitën. Vendi i parë është i zënë.

Ristani: Nuk është kështu. Se nëse vendi i parë konkurron me vendin e dytë,  Do ketë konkurrencë të fortë në Lushnje, në Durrës patjetër në Vorë. Diferenca që shikoj është se PD do ketë diferencë me 5 fish.  Jemi duke garuar për bashkitë.

Koja: Vendi i parë është i zënë. Ne heqim frymën dhe logjika e numrave është tjetër gjë. Se nuk e mundet dot PS të gjithë bashkë dhe jo më tani.

Ristani: Basha e ka mision t’ia lejë Ramës.

Koja: Mjerë Rama që po heq nga ju.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!