“Mund të përsëritet 6 marsi”, Bejko: Berisha bllokoi foltoren për të penguar deputetët e Alibeajt

schedule12:19 - 27 Janar, 2023

schedule 12:19 - 27 Janar, 2023

Anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko, i ftuar në studion e “Tirana Live”, ndër të tjera foli edhe për situatën e djeshme në Parlament ku Nikolla përjashtoi Berishës pasi ky i fundit bllokoi foltoren si edhe për zgjedhjet lokale.

Bejko tha se Berisha është duke ndihmuar Ramën për të qëndruar në pushtet. Sipas tij ish-kryeministri bllokoi foltoren për të penguar  deputetët e Alibeajt që të flisnin pasi ata do ta sulmonin atë.

Në lidhje me zgjedhjet lokale, Bejko tha se po shikohet që në bashki të caktuara të futen me një kandidat, ndërsa nuk mohoi se mund të përsëritet edhe 6 marsi.

Pjesë nga biseda në studio:

A u bë PD bashkë ndaj veprimit të Nikollës në parlament ditësh e djeshme?

Jo aspak. Berisha kishte hyrë në grupin e Alibeajt. Siç e thamë Berisha nuk i takon të hyjë në këtë skenar të Edi Ramës.

Berisha ndërhyri me skenarin e Ramës dhe largoi nga politika Lulzim Bashën. Duke e ndarë PD në katër pjesë.

PD tanimë nuk mund të konsiderohet parti pushteti. Sot nëse do ishim një, me gjithë korrupsionin e PS dhe krisjen me SHBA do të bënte PD një parti alternativë.

Berisha ndihmon Ramën të jetë në pushtet. Ai bllokoi foltoren për të penguar deputetët e Alibeajt, pasi ata do ta sulmonin Berishën pse pranoi skenarin e Ramës.

Deputetët e Alibeajt do t’i kërkonin dorëheqjen Berishës dhe Ramës.

Bardhi ka përmendur se nuk do të ketë një 8 janar të dytë, sa shqetësues duket fakti i daljes me dy kandidatë?

Këtë nuk e dimë nëse do dalim me dy kandidatë. Bardhi tha që do shikohet mundësia që në bashki të veçanta te dilet me një kandidat.

Ka mundësi që të përsëritet edhe 6 marsi. Berisha ka qenë kundër daljes me një kandidat, pasi atij nuk i intereson fitorja.

Atij i duhet të fitojë opozitën, ndërsa ne të tjerët duam që të fitojë demokracia dhe të largohet Berisha dhe Berisha do të largohet për të unifikuar PD.

Si student i dhjetorit, PD e kanë krijuar SHBA-ja, dhe ajo do të jetë një alternativë e fortë pas unifikimit dhe largimit të Berishës.

Edhe pse Rama ka 9 vite në pushtet sipas sondazheve, ai është më pak i kundërshtueshëm se Berisha dhe Meta, kështu fitorja është e pamundur. r.t/abcnews.al