Diva e muzikës, Madonna është një nga artistet e para që ka dënuar ashpër pushtimin rus mbi Ukrainën.
Madje, së fundmi, ajo u shfaq në rrjetet sociale për të ndarë videon e vendosur me një remix të këngës së saj të vitit 2005 duke publikuar një video montazh 30 sekondash të krizës në Ukrainë.
“Pushtimi i kotë dhe i lakmia e Rusisë në Ukrainë DUHET të ndalet!! Putin ka shkelur çdo marrëveshje për të drejtat e njeriut në ekzistencë. Putini nuk ka të drejtë të përpiqet të fshijë ekzistencën e Ukrainës”, shkroi fituesja e çmimeve Grammy.
Madonna e ka titulluar videon e saj: “Ne ju mbështesim President Zelensky!! Ne lutemi për ju dhe vendin tuaj!”.
Nga ky moment Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka filluar ta ndjekë në Instagram këngëtaren. Edhe Madonna ka ndjekur mbrapsht presidentin./abcnews.al